Instagram, aplikacioni me më së shumti ngacmime NULL NULL 19.07.2017 22:07 19.07.2017 22:07 Sipas hulumtimeve të bëra nga “Ditch the Label”, organizatë e cila lufton ngacmimet online, 40% e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse askush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë. Aplikacioni Instagram është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija. 7% e përdoruesve të rinj të Instagramit kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion. Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në Facebook, 5% në Snapchat dhe 2% në Twitter dhe YouTube. Ndërsa nga Instagram u kanë bërë thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjet ngacmuese. “E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë Instagramin vend të sigurt dhe mbështetës”, ka thënë shefja e politikave të Instagramit, Michelle Napchan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.