18:46, 16 Maj 2018

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, shpreson që të kthehet te Barcelona, pas largimit të tij në fund të këtij stinori, dhe ka bërë të ditur se mund të bëhet  trajner në të ardhmen.

Ai do të largohet sivjet nga Camp Nou pas 22 vjetësh të kaluara që u shoqëruan me shumë tituj e suksese bashkë me yje si Ronaldinho, Lionel Messi e Xavi Hernandez.

“Shpresoj që në të ardhmen do të mund të kthehem te Barcelona, sepse është shtëpia ime dhe kam qenë shumë i lumtur këtu”, tha Iniesta.

“Po filloj që të interesohem më shumë në të qenit trajner, por dua që të vazhdoj së shijuari lojën edhe për pak vite”.