Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iniesta pranë kalimit në Japoni

NULL NULL
23.05.2018 22:08
Legjenda spanjolle pritet që vitet e fundit të karrierës si futbollist t'i kalojë në Japoni, meqë raportohet se tashmë ka akord me skuadrën Vissel Kobe

Pas largimit nga Barcelona, Andres Iniesta është pranë nënshkrimit me skuadrën japoneze Vissel Kobe, ndërsa marrëveshja pritet të bëhet e ditur të enjten.

Iniesta luajti ndeshjen e fundit për skuadrën kampione të Spanjës të dielën, duke i dhënë fund një karriere të ndritur 16 vjeçar me gjigantin nga Camp Nou.

Pasi i dha lamtumirën Barçës ai fluturoi për në Japoni, për të finalizuar marrëveshjen me Kobe, pronar i të cilës është sponsori kryesor i katalunasve, Rakuten.

33 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me japonezët, ndërsa detajet tjera të akordit pritet të merren vesh së shpejti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.