Gjithçka ndodhi në Samitin e Sofjes, përmes lidhjeve të drejtpërdrejtave dhe intervistave, mund ta merrni vesh në edicionin e të enjtes të Info Magazine

15:26, 17 Maj 2018

Edicioni i Info Magazine të enjten do t’i kushtohet Samitit të Sofjes dhe gjithçka që ka rrethuar zhvillimet në të dhe rreth tij.

Lidhjet e drejtpërdrejta nga kryeqyteti bullgar dhe intervista me kryeministrin Ramush Haradinaj do të jenë pjesa bosht e emisionit.

Çka u tha në Sofje? Cila është perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti? Çfarë kërkesash iu bënë ballkanasve?

Për të marrë përgjigje në këto dhe të tjera pyetje, ndiqeni edicionin special të Info Magazine, nga Sofja e Bullgarisë. Info Magazine me fillim në 17:30.