16:23, 13 Qershor 2018

Kampionati Botëror në futboll, Rusia 2018 nesër nis zyrtarisht.

Për këtë ngjarje Redaksia e Sportit në Klan Kosova, përgjatë një muaji do të jetë e angazhuar që të përcjellë çdo detaj nga nisja e kampionatit deri te finalja e madhe.

Info Magazine një ditë para hapjes zyrtare të “Russia 2018” do ta trajtojë këtë ngjarje me të ftuarit në studio, që janë trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani dhe Ismajl Kasumi, drejtor sportiv.

Këtë edicion që nis si rëndom nga ora 17:30 do të ketë lidhje direkte ku do të sqarohet më detajisht ajo që Klan Kosova do ta ofrojë nga nesër për një muaj rresht rreth Kampionatit Botëror.

Ndiqeni Info Magazine!

Interesante