16:36, 16 Prill 2018

Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Lindje të Mesme me bazë në Aman të Jordanisë do të flasë sot në në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës për ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Si erdhi deri te vendimi për ndërhyrjen ushtarake të tri fuqive botërore në Siri?

Pse u desht të pritej shtatë vjet për të ndodhur kjo ndërhyrje?

Për këtë dhe shumë çështje të tjera lidhur me luftën shtatëvjeçare në Siri si dhe fushatën ajrore të filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca ditën e shtunë, flet Arianit Shehu.

Ndiqeni në Info Magazine të Klan Kosovës me fillim nga ora 17:30.

Mos e humbisni!