Indiana Jones i botës së artit NULL NULL 18.11.2018 19:30 18.11.2018 19:30 Njeriu që cilësohet si Indiana Jones i botës së artit ka ‘goditur’ sërish. Kësaj radhe ai ka gjetur një mozaik të çmueshëm të shekullit të gjashtë, i cili ishte vjedhur nga Qiproja. Arthur Brand u shpreh tejet i emocionuar me gjetjen e punimit të vjetër 1,600 vjeçar, në një apartament në Monako. Me pas ai e dorëzoi punimin artistik tek zyrtarët e Qipros. Kjo nuk është hera e parë që Brand ka gjetur vepra të çmueshme. Në vitin 2015 ai gjeti pikturën “Hitler’s Horses”, e cila ishte e vjedhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.