India ia kalon Kinës në Guinness (VIDEO) NULL NULL 26.11.2018 16:58 26.11.2018 16:58 Një yll Bollywood-i “detyroi” 2.353 njerëz që t’i ushtrojnë muskujt e tyre dhe të qëndrojnë në pozicionin shtrirë mbi duar për 60 sekonda për ta thyer rekordin botëror të Guinness. Ekspertja e palestrës, Shilpa Shetty Kundra, e realizoi këtë përpjekje të dielën dhe zyrtarët e Guinness e konfirmuan se u tejkalua rekordi i mëparshëm, ku pjesëmarrës ishin 1.779 persona në Kinë në mars të vitit 2017. Kjo nismë u mbështetë nga kompania e sigurimeve Bajaj Allianz, të cilët e postuan videon në Twitter dhe ku shkruan: “T’ia tejkalonim Kinës ishte në fakt një arritje e jashtëzakonshme dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse që isha pjesë e 2.353 njerëzve që ndihmuan në bërjen realitet të kësaj ideje. I falënderoj të gjithë që janë zgjuar herët këtë të diel dhe na ndihmuan ta regjistrojmë historinë”, është citimi që The Hindustan Times i bëri Kundra’s gjatë ngjarjes. What a beautiful sight it is to see thousands of people participate in the #BajajAllianzLifePlankathon. 🙌 pic.twitter.com/LNur4JFNvH — Bajaj Allianz Life (@BajajAllianzLIC) November 25, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.