Indi: Arrestohet cjapi, shkeli kopshtin e gjyqtarit (Video) NULL NULL 10.02.2016 12:10 10.02.2016 12:10 Për arsye të shkeljes së paligjshme në kopshtin e një gjyqtari në Chhattisgarh të Indisë, ditë më parë u arrestua një cjap. Ndërkaq përshkak të kësaj vepre edhe pronari i tij i identifikuar si Abdul Hassan, mbeti në paraburgim policor për dy ditë. Sipas raportimeve të të përditshmes The Hindu, cjapi tashmë është liruar me kusht mirëpo pronari ende mbetët i ndaluar në polici, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë nëse pronari vazhdon të përballet me paraburgim, ai do të mund të dënohet prej 2 deri në 7 vite burg duke mos përjashtuar edhe një gjobë. Cjapi dhe pronari u akuzuan nga gjykatësi i qarkuut Hemant Rate, përshkak të shkeljes së kopshtit të tij, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.