| Në Gjilan KFOR-i shmang shpërthimin e një granate |
Në Gjilan është shmangur një shpërthim i një granate dore e prodhimit kinez e vendosur në derën e një dyqani privat në rrugën “Zija Shemsiu”, duke mos lënduar njerëz apo shkaktuar dëme materiale.Ekipi i cminimit të KFOR-it ka bërë të mundur largimin e mjetit shpërthyes i cili për autoritetet e rendit është cilësuar si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Zëdhënësi i drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan Ismet Hashani, tha se me t’u informuar për rastin autoritetet policore e ka karakterizuar si “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, njësitet e saja me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar zonën përreth, për t’u njoftuar pastaj njësiti i KFOR-it për çminim. Policia njofton se nuk dihen ende motivet e këtij rasti dhe nuk ka asnjë të dyshuar. Rasti i dedikohet Njësitit Rajonal te Hetimeve për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Hashani. Toger Hashani ka kërkuar nga qytetarët e rajonit të Gjilanit, që në rast se kanë kontakte me mjete të dyshimta si të këtij rasti, të mos veprojnë ndryshe por ta lajmërojnë sa më parë policinë më të afërt, apo edhe pjesëtarët e KFOR-it, për të shmangur pasojat. Artikuj tjerë |
Në Gjilan është shmangur një shpërthim i një granate dore e prodhimit kinez e vendosur në derën e një dyqani privat në rrugën “Zija Shemsiu”, duke mos lënduar njerëz apo shkaktuar dëme materiale.