| Protestojnë gardianët e burgut të Dubravës |
Të pakënaqur me kushtet e tyre të punës dhe të ardhurat materiale, rreth 500 gardianë dhe shërbyes civilë të Burgut të Dubravës, protestuan të hënën, prej orës tetë deri në orën dhjetë. Organizatorët bënë të ditur se protesta përfundoi pa ndonjë problem, ndërsa sipas tyre me këtë formë pakënaqësie, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë, që deri të mërkurën të gjejë zgjidhje që do të përmirësojë kushtet e punës së gardianëve dhe shërbyesve civilë, të angazhuar në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë. U paralajmëruan edhe protesta para Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë në rast se nuk ka një reagim pozitiv ndaj këtyre kërkesave. Artikuj tjerë
|
Të pakënaqur me kushtet e tyre të punës dhe të ardhurat materiale, rreth 500 gardianë dhe shërbyes civilë të Burgut të Dubravës, protestuan të hënën, prej orës tetë deri në orën dhjetë.