| Islamaban, mbi 400 të vdekur |
Vetëm gjatë tri ditëve të fundit ka shkuar në mbi 400 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në pjesën veriore të Pakistanit. Si pasojë e motit të keq mbi 30 mijë persona në këtë rajon janë zhvendosur, derisa mbi 60 ura janë shkatërruar. Ushtria e Pakistanit është e përfshirë në operacionet e shpëtimit dhe të hapjes së rrugëve në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndërkohë Kryqi i Kuq në Pakistan i ka mobilizuar ekipet e kujdesit shëndetësorë për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga moti i lig dhe familjeve që tani kanë mbetur pa strehim. Artikuj tjerë
|
Vetëm gjatë tri ditëve të fundit ka shkuar në mbi 400 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në pjesën veriore të Pakistanit.