Click on the slide!

Prive

Prive, çdo të shtune në ora 19:00.  Emision nga Liberta Spahiu.

Click on the slide!

ORA 7

Image taken from the "Invaders"

Programi i Mëngjesit. Çdo ditë fillon me Ne. Ora 7 në ora 7:00

Click on the slide!

Zona B dhe Zona e Debatit

Zona B dhe Zona e Debatit. Emisione nga Baton Haxhiu

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks
Policia fillon fushatën kundër korrupsionit
( 0 Votes )
30 JULY 2010 21:07
altPolicia e Kosovës ka filluar ditën e premte një fushatë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, në kuadër të së cilës, në të gjitha stacionet policore dhe pikë kalimet kufitare, do të shpërndahen mbi 10 mijë broshura.

Zyrtarët policor thonë se një luftë e suksesshme në hetimin e korrupsionit mund të arrihet me një bashkëpunim ndërinstitucional e po ashtu kërkon vullnet politik të qeverisë së një vendi, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan shoqëria civile, mediat e sidomos gazetaria hulumtuese.

“Është tepër e rëndësishme që brenda një vendi të krijohet një kulturë anti-korrupsion në kuptimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të çdo qytetari në përkrahjen e sundimit të ligjit”, vlerësojnë zyrtarët policor .

Në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës nga dita e premte do të fillojë fushatën e quajtur “Të gjithë së bashku në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit” që përfshin shpërndarjen e mbi 10.000 broshurave te qytetarët.

Përveç thirrjes emergjente të policisë (192 përmes mobilit dhe 092 përmes linjës së fiksit) policia ka vënë në dispozicion edhe adresën elektronike Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë dhe numrin e telefonit 038 550 999 ku në çdo kohë mund të kontaktohen Policia e Kosovës dhe mund të përcillen informatat që qytetarët mund të kenë për rastet e mundshme të korrupsionit. Policia e Kosovës rikujton se të gjitha informatat e pranuara do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti janë pranuar 304 shkresa (informata) për raste të mundshme të krimeve ekonomike dhe korrupsionit të cilat janë duke u trajtuar Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mirëfilltë pasi që shumica e informatave (shkresave) kanë arritur në adresat tona nga vet qytetarët.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që çfarëdo informacioni që mund të kenë rreth keqpërdorimeve të ndryshme nga kapitulli i veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, përvetësimeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare etj të kontaktojnë me zyrtarët e Policisë së Kosovës.
 

Shtoje në:

Facebook    Deli.cio.us    Digg    Newsvine
 

Kërko

Source Group

Videot e Fundit


Klikime 63
Klikime 35
Klikime 13
Klikime 48
Klikime 77
Klikime 260
Klikime 111
Klikime 289
Klikime 120
Klikime 58

Lajme

Videoteka