| Banorë palestinezë përleshen me forcat Izraelite |
Të paktën 3 persona u lënduan të hënën pas shpërthimit të dhunës që ngjau mes palestinezëve dhe forcave paramilitare të Izraelit. Një nga të lënduarit ishte edhe kameramani i Televizionit Al jazeera. Kësaj radhe përleshjet nisën kur Izraelitët bastisën disa shtëpi, gjë e cila i irritoi palestinezët e inatosur, të cilët iu kundërpërgjigjën me gurë. Ushtarët i gjuajtën me granata shokuese dhe gaz lotsjellës. Zyrtarët Izraelit bënë të ditur se 50 persona janë arrestuar gjatë operacionit. Ndryshe gjykata supreme e izraelitë të hënën liroi dy aktivist ndërkombëtar pro Palestinez. Aktivistët ishin arrestuar të dielën në Ramalla. Sipas gjyqtarit ushtarët izraelitë kanë tejkaluar autoritetet e tyre zyrtare, pasi Bregu Perëndimor nuk është nën kompetencat e Izraelit. Avokati I të liruarve e cilësoi arrestimin e tyre si fushatë të autoriteteve Izraelite për të ndalur demonstratat javore të palestinezëve. Artikuj tjerë
|
Të paktën 3 persona u lënduan të hënën pas shpërthimit të dhunës që ngjau mes palestinezëve dhe forcave paramilitare të Izraelit. Një nga të lënduarit ishte edhe kameramani i Televizionit Al jazeera.