Departamenti i Sportit
Departamenti i Sportit në Tv Klan Kosova drejtohet nga Andin Lokaj.
Andin Lokaj është një prej komentatorëve dhe gazetarëve sportivë më të njohur të Kosovës. Në vitin 2001 ai krijoi redaksinë e sportit në Televizionin Koha Vizion (KTV), ku punoi për tetë vjet me radhë.
Andin Lokaj është diplomuar në vitin 2000 në Akademinë e Artve në Prishtinë. Ai njihet si një prej gazetarëve më profesionistë dhe më të pasionuar të Kosovës.
Lokaj mund të cilësohet fare mirë si gazetari i parë që bëri revolucion në stilin e transmetimeve dhe komentimeve të ndeshjeve të futbollit.
Departamenti i Sportit në Tv Klan Kosova informon çdo ditë në të gjitha edicionet e lajmeve për ngjarjet dhe të rejat më të fundit nga bota e sportit vendas dhe ndërkombëtar.
Ky departament realizon gjithashtu emisionin informativ sportiv Minuta e Fundit, çdo ditë pas lajmeve të orës 22.30.
Emisioni javor, tashmë i njohur në mbarë mjedisin sportiv të Kosovës, 100% Foot, është prodhim i këtij Departamenti dhe drejtohet çdo të dielë nga Andin Lokaj. Ky emision sjell ngjarjet dhe kronikat kryesore të futbollit në Kosovë dhe në botë si dhe një debat mes të ftuarve për tema nga bota e sportit.
Gazetarë:
Valon Krasniqi, Arlind Sadiku, Arbër Loxha, Naim Selmani.
Emisioni 100% Foot, transmetohet çdo të dielë në orën 23.10. Ndërsa edicioni special i lajmeve nga sporti, Minuta e Fundit, transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 23:05, menjëherë pas edicionit të lajmeve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
- 12/04/2013 17:03 - Info Magazine
- 06/12/2011 15:00 - Kush jemi
- 27/04/2009 22:38 - Programi i mëngjesit "Ora 7"
- 07/04/2009 08:44 - Marketingu
- 25/03/2009 23:05 - Drejtoria
- 25/03/2009 22:55 - Departamenti i Lajmeve

