Imituesi i Kobe Bryant, më shumë se origjinal (VIDEO) NULL NULL 04.08.2015 11:20 04.08.2015 11:20 Kobe Bryant, apo Black Mamba, do të mahnitet edhe vet kur t’i sheh lëvizjet e Armstrong-ut. Brandon Armstrong, ish lojtar në D-Ligën amerikane, kategori kjo më e ultë se NBA, është i njohur për imitimet që ai u bënë yjeve të NBA. Ai është rikthyer me imitimin e superyllit Kobe Bryan, njofton ESPN, transmeton Klan Kosova. Këtë herë Armstrong vërtetë e ka tejkaluar edhe vetën. Ai duket perfekt kur bënë lëvizjet klasike të Bryant. “Driblimi i Kobe, lëvizjet e tij, gjuajtja karakteristike dhe mënyra se si ai feston pas shënimeve”, janë momentet që gati sikur në origjinal i sjellë Armstrong imituesi. Edhe vet “Black Mamba” (nofka e Kobe Bryant), do të jetë krenar kur të sheh vetën në një tjetër trup. Armstrong ka bërë edhe imitimet e Russell Westbrook, dhe James Harden-it. https://www.youtube.com/watch?v=9Hs6bkAPOEM *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.