23:30, 14 Nëntor 2017

Sonte në Magazinën Lokale kanë qenë të ftuar kandidatët për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së.

Duke e komentuar debatin, analistët kanë shprehur edhe mendimet e tyre për atë se kush mund ta fitojë këtë komunë.

Analisti Ilir Mirena, ka thënë se në këtë komunë duket që Vetëvendosje po e mbështet Partinë Demokratike të Kosovës.

“Edhe pse me Vetëvendosjen nuk kanë koalicion zyrtar, por prej informatave që kam një far mbështetje ekziston për kandidatin e PDK-së nga kjo parti”.

“Nëse kjo është e vërtetë atëherë fitorja e AAK-së është e pamundur”.

klankosova.tv

Interesante