Ilir Meta zbulon zëdhënësin e ri të Presidencës NULL NULL 23.10.2017 22:59 23.10.2017 22:59 Ilir Meta prezantoi sot zëdhënësin e ri të Presidencës, gazetarin Tedi Blushi. Pavarësisht se nuk i mungonin variantet nga LSI-ja, duket se Meta ka zgjedhur t’i japë institucionit një fytyrë apolitike. Prezantimin e ka bërë në 15 vjetorin e televizionit News 24, ku u shfaq përkrah gazetarit Tedi Blushi. Pas më shumë se një dekade pranë kësaj kompanie, Blushi ishte larguar vetëm pak ditë më parë. “Për Lirinë dhe Pavarësinë e Medias. Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media” shkruan Meta në Facebook, duke prezantuar zëdhënësin e tij të ri. Blushi spikati si gazetar me denoncimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, shkruan lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.