Ilir Meta nuk i voton ministrat e rinj, PS, LSI dhe PDIU bëjnë 79 vota NULL NULL 23.03.2017 14:51 23.03.2017 14:51 Fatmir Xhafaj u votua me 76 vota pro si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Eduart Shalsi me 76 vota si Ministër i Çështjeve Vendore, Olta Xhaçka me 79 vota pro si Ministre e Mirëqenies dhe Ogerta Manastirli me 79 vota si Ministre Shëndetësie. Por në seancë ra në sy mungesa e Ilir Metës, që zyrtarisht nuk kishte njoftuar asnjë angazhim tjetër sot. Mungesa e Ilir Metës në seancë nuk është një rastësi. Pakënaqësia e LSI për emrin e Fatmir Xhafës, si Ministër i Brendshëm është e njohur tashmë. Në seancë ishin disa prej deputetëve të LSI, që votuan pro ministrave të rinj, pavarësisht mungesës simbolike të kryetarit. Në seancë ishte edhe Mhill Fufi, deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike që tashmë voton rregullisht në parlament nismat e shumicës. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, dy deputetët e LIBRA nuk ishin në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 26 minuta më parë