Ilir Meta: Neve na kërcënon ende konflikti i shfrenuar politik NULL NULL 28.07.2016 20:36 28.07.2016 20:36 Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur që tani është koha të mbyllet tranzicioni i tejzgjatur për shkak të konfliktit politik. “Ne na ka lënë pas e na kërcënon ende konflikti i shfrenuar politik”, ka shtuar Meta, i cili ishte pranishëm në pritjen pas miratimit të reformë në drejtësi. Meta e nisi fjalën duke falënderuar Fatmir Xhafajn të parin dhe më pas me radhë të gjithë aktorët e hartimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi. Në fjalën e tij, kryeparlamentari kërkoi konsensus edhe për miratimin e 7 ligjeve dhe që politika të punojë për vendin duke patur më shumë bashkëpunim mes palëve politike dhe për këtë solli një shembull të thjeshtë, shkruan gazeta Shekulli. “Le të punojmë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi dhe të tjerat kyçe që kanë të bëjnë me konsolidimin e shtetit tonë si shteti i së drejtës, demokratik dhe që ofron siguri për të gjithë gjeneratat, ashtu siç punon eurodeputeti i majtë, Knut Fleckenstein me eurodeputetin e djathtë, Eduard Lukan. Të punojmë edhe ne si ata”, deklaroi ai. Në fund, Meta falënderoi edhe kryeministrin Rama, që i njohur meritën si nismëtar për këtë reformë dhe Lulzim Bashën, që sipas Metës, në dy muajt e fundit “bëri përpjekje të lavdërueshme për të ecur në rrugën e duhur”. Ai tha se nuk ka rëndësi ku do jetë ai pas 30 vitesh, por rëndësi ka ku do të jetë Shqipëria pas 30 vitesh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja 15 minuta më parë
Kosova Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE 16 minuta më parë