Ilaçet për epilepsi shkaktojnë deformime të fëmijëve tek shtatzënat NULL NULL 20.04.2017 18:30 20.04.2017 18:30 Ilaçi i cili u jepet grave shtatzëna për epilepsi dhe çrregullime bipolare, shkakton deformime serioze tek më shumë se 4000 fëmijë, është thënë në një studim francez. Nënat të cilat trajtohen me valporat për epilepsi kanë katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me deformime. Valporat fillimisht është prezantuar në Francë në vitin 1967 dhe tani përdoret në tërë botën. Mjekët në Francë kanë rekomanduar që ky ilaç të mos u jepet vajzave, grave shtatzëna dje grave që kanë tendencë për të ngelur shtatzënë. Ende nuk ka komente nga kompania Sanofi, që prodhon këtë ilaç, ndërsa personat e prekur kanë thënë që kanë pasur fare pak informacione për efektet anësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë