17:28, 31 Maj 2018

Trajneri Steve Kerr ka njoftuar se  Andre Igoudala do të mungojë, ndërsa Kevin Love është në mëdyshje për ndeshjen e parë të serisë finale në NBA, mes Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers.

Është hera e katërt me radhë që Cleveland të prirë nga LeBron James, ndeshen me Warriors-at e Stephen Curry-t.

Edhe mediat amerikane shkruajnë se MVP-ja i finaleve të vitit 2015 do të mungojë në përballjen e parë, ndërkaq Kevin Love është në pikëpyetje.

Love ishte lënduar në takimin e gjashtë të finales së Konferencës Lindore ndaj Boston Celtics, ndërkaq Iggy ishte lënduar në përballjen e tretë ndaj Rockets.

Këta të fundit i kanë fituar dy nga këto finale, ndërsa njërën e ka fituar Cleveland.