23:00, 16 Prill 2018

Tyga dhe Iggy Azalea duket se janë në lidhje. Të paktën këto janë raportimet e mediave rozë së fundmi.

Gjithçka filloi pasi dyshja ishin së bashku në festivalin “Coachella” ku kaluan mjaft kohë së bashku. Sipas raportimeve të TMZ Iggy dhe Tyga janë parë duke mbajtur duart në ndejat e këtij festivali.

Në këtë festival pjesëmarrëse ishte edhe Kylie Jenner, e cila është ish e dashura e Tyga-s.

Se çka po ndodh saktësisht në mes të këngëtarëve mbetet të shihet.

BGUS_1205539_002