Idhëz rekorde në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 21.04.2017 20:33 21.04.2017 20:33 Në një skanim mjekësor duket madhësia jonormale e tëmthit. Mirëpo, pas operimit të pacientes, të cilës iu largua idhëza, për shkak të gurëve, madhësia e saj, po del të jetë shumë afër asaj që ka rekordin botëror, njofton Klan Kosova. Sipas Salih Krasniqit, kirurg që ishte vet pjesë e operimit, gjatësia e idhëzës prej 22 centimetra është me e madhja që ka parë në mbi 30 vjet karrierë në këtë fushë. Gjatësia e idhëzës që u hoq nga pacienti në këtë klinikë, deri me tani është rekord kosovar, edhe pse kirurgët që e kryen këtë operim nuk e përjashtojnë mundësinë që ka pasur edhe më të mëdha, por që nuk janë dokumentuar. Kronikë nga Halil Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024