Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identifikohen autorët e vrasjes së Lushnjes

NULL NULL
12.10.2017 11:13

Policia e Lushnjes ka identifikuar autorët e vrasjes së dyfishtë të një dite më parë, ku mbetën të vrarë dy shokët Jurgen Hoxha, 22 vjeç dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. L.H dhe O.B janë shpallur në kërkim tashmë.

Me marrjen e njoftimit nga ana e policisë u organizua puna dhe u ngritën menjëherë pika kontrolli nëpër kryqëzimet, hyrjet dhe daljet në qytet  me qëllim kapjen e autorëve.  U njoftua policitë e Fierit, Beratit e Durrësit me qëllim ngritjen e pikave të kontrollit në akset rrugore.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja si dhe një pistoletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës, Zamir Latifi.

Si prova materiale janë sekuestruar pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes. Rreth orës 19:15, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur një automjet tip Mercedes-Benz.

Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 armë zjarri dhe një fishek i paplasur.

Nga analiza e ngjarjes dhe informacioneve qe ka mbledhur grupi hetimor, pjese e të cilit ishin edhe Drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku është tentuar të vriten me armë zjarri Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shoku i tij Sajmo Xhelili, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë L.H dhe O.B të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”. Dyshohet se autorët e mundshëm edhe të ngjarjes së djeshme janë pikërisht këta persona , dhe po vazhdon puna për ndalimin dhe kapjen e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.