Ibra i rrëmben numrin 9 francezit Martial NULL NULL 25.07.2016 19:30 25.07.2016 19:30 Edhe pse ende nuk e ka nisur aventurën e tij te Manchester United, Ibrahimovic ka vendosur diktatin e tij. Gjigandi suedez ka zgjedhur të mbajë numrin 9 në fanelë, në aventurën e tij të parë angleze. Por deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse fanela me numër 9 nuk do të kishte një pronar: sezonin e shkuar te “Djajte e Kuq” atë numër në fanelë e ka mbajtur Anthony Martial, i cili duket se nuk e ka pritur shumë mirë zgjedhjen që ka bërë Ibra. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, francezi që një vit më parë u ble për shifrën rekord 80 milionë nga Monaco, nuk është lajmëruar nga drejtuesit që këtë sezon do të mbajë numrin 11, duke qenë se është me pushime. Reagimi i tij erdhi nëpërmjet rrejeteve sociale, me një postim, ku ai ka vendosur një foto të tij me fanelën me numër 9, si për të thënë që ai numër i përket atij dhe askujt tjetër./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.