13:45, 11 Tetor 2018

Zlatan Ibrahimoviq beson se Jose Mourinho mund t’ia sjellë Manchester United-it një titull të Premierligës, por ka thënë se portugezi nuk mund të “bëjë mrekulli” me një klub që performon dobët.

Mourinho është në pozitë të keqe javëve të fundit pas një starti të dobët me Djajtë e Kuq, pavarësisht fitores së vështirë ndaj Newcastle United vikendin që lamë pas.

“Mendoj që ai është trajneri i duhur për atë klub, për atë ekip”, ka thënë Ibra për The Mirror.

“Dhe ndjej se ekipi është i mirë – po përparon, po bëhet më i mirë”.

“Ky është viti i tij i tretë, lojtarët dinë shumë e më shumë, dhe mënyra se si ai dëshiron të luajë dhe se si e do lojën – prandaj besoj, po”.