I zgjedhuri i ri është Iniesta NULL NULL 04.08.2015 15:30 04.08.2015 15:30 Andres Iniesta do të jetë kapiteni i ri i Barcelonës. Zëvendës të tij janë, Messi, Busquest e Mascherano. Spanjolli thotë se për të është një ndjenjë e posaçme dhe përgjegjësi shumë e madhe. Barcelona ka njoftuar se Andres Iniesta do të jetë kapiteni i ri i klubit, duke zëvendësuar kështu Xavi Hernandez, njofton Goal.com, transmeton Klan Kosova. Lionel Messi do të jetë zëvendëskapiten, Sergio Busquest i treti me radhë, dhe i katërti në linjë pret Javier Mascherano. Njoftimi u bë i ditur pas një votimi të fshehtë të lojtarëve, të cilët e votuan Iniestan si liderin e ri të skuadrës. Një ndryshim interesant është ai i Gerard Pique, i cili ishte kapiteni i katërt vitin e kaluar, por tash është zëvendësuar nga argjentinasi, Javier Mascherano. “Përmbi të gjitha është vërtetë një ndjenjë e posaçme dhe përgjegjësi shumë e madhe të prezantoj, jo vetëm ekipin, por fanellën dhe vet imazhin e klubit”, tha Inesta për Mundo Deportivo. “Të jesh kapiteni i parë është tepër speciale për mua, veçanërisht për njerëz si unë, që kanë kaluar kaq shumë kohë në këtë klub”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.