I transferuan 4.8 milionë dollarë gabimisht në llogari, ja si i harxhoi NULL NULL 24.05.2016 10:52 24.05.2016 10:52 Lista e shoppingu’t të një studenteje nga Sydney ka arritur shifra marramendëse, pasi asaj i ishin transferuar gabimisht nga banka 4.6 milionë dollarë në llogarinë e saj. Studentja e quajtur Christine Jia Xin Lee që vjen nga Malajzia, ka zgjedhur çantat më të shtrenjta dhe ka blerë secilën ngjyrë prej tyre, ka blerë të tilla me lëkurë gjarpri e po ashtu edhe veshje të markës Christian Dior, shkruan gazeta britanike Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Fotografitë e realizuara nga Gjykata Supreme e Australisë, tregojnë produktet e blera nga ajo, të cilat ishin gjetur në banesën e saj nga avokatët e bankës që u paraqitën aty me një urdhër gjykate. Ajo vetëm në dyqanin e Christian Dior, kishte harxhuar 250,000, ndërsa me 150,000 dollarë, kishte blerë një qante të markes Hermes, modelin Birkin me lëkurë krokodili të himalajeve. Lee është arrestuar në përpjekje për të ikur nga Sydney. Kur hetuesit e bankës e kanë pyetur, se prej nga mendoi se i erdhën paratë, ajo kishte thënë se ka menduar që ia kishin dërguar prindërit e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.