I takoni personave dembelë, ja sa rrezikoheni NULL NULL 11.01.2017 14:00 11.01.2017 14:00 Ekspertët mendojnë se të qenët pasivë është një ndër shkaktarët kryesor të vdekjes së parakohshme. Ndërsa një hartë e re, e krijuar nga “The Conversation”, zbulon dëmtimet e vërteta që mund të shkaktojë mungesa e aktivitetit fizik. Dy hulumtues shkencorë australianë kanë analizuar studime të ndryshme në lidhje me këtë çështje për të zbuluar rreziqet e vërteta të të qenët pasivë. Nëse zgjidhni të shihni telenovela në vend që të bëni një shëtitje në park, ju rrezikoheni të prekeni nga sëmundja e alcajmerit me 13%. Gjithashtu, gjasat që të pësoni goditje në tru (37%), diabeti i tipit 2 (70%) dhe sulm në zemër (82%) janë shumë të larta për fat të keq. Dhe mos harroni rrezikun e lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërisë, gjirit, mëlçisë, stomakut, fshikëzës së urinës apo atij të pankreasit, thonë profesorët Tim Olds dhe dr. Carol Maher, të dy nga Universiteti i Australisë Jugore. Dembelizmi nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik të një personi. Studime të mëparshme kanë treguar se të rriturit që nuk bëjnë aktivitet fizik janë 150% më të rrezikuar që të vuajnë nga depresioni dhe 54% që të kryejnë vetëvrasje, shkruan Shëndeti, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.