10:30, 20 Prill 2017

Robert Fraser, 18 vjeçar, u gjet i vdekur në dhomën e fjetjes në shtëpinë e tij në Kent të Anglisë, pasi që kishte konsumuar një drogë me fuqi dhjetë herë më të madhe se heroina.

Raporti i toksikologjisë zbuloi se ai kishte vdekur pas një doze fatale të fentanyl-it, një drogë e përshkrueshme që besohet ta ketë blerë në rrjetin e errët, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Nëna e tij, megjithatë, mendon që biri i saj mund të mos e ketë marrë ilaçin fare.

Ajo citoi raportet online që pohojnë se mjafton ta prekësh apo “të marrësh frymë” afër saj që të vdesësh.

Robertit i kishte vdekur gjyshja, dhe e ëma e tij, Michelle, beson se ai kishte shkuar të blejë marihuanë që ta përballojë mërzinë, por i ishte dhënë “fetanyl” falas.

 

Interesante