18:56, 29 Maj 2017

Një i ri në Afrikën e Jugut u drogua dhe u përdhunua për tri ditë rresht nga një bandë e grave pasi kishte marrë një taksi.

Viktima, që është 23 vjeç, kishte ndalur një taksi- momenti kur edhe u takua me abuzueset e tij, shkruan The Sun, përcjell Klan Kosova.

Pasi ishte ulur, makina kishte marrë drejtimin e gabuar dhe i ishte urdhëruar të hyjë në ulësen e përparme.

Burri më pas ishte injektuar me një substancë të fortë.

“Ai deklaroi se u zgjua në një dhomë të panjohur,” tha kapiteni Colette Wilbash i Shërbimit Policor të Afrikës së Jugut.

“Të dyshuarat femra pretendohet se e detyruan njeriun të pinte një pije energjie dhe më pas e përdhunuan atë shumë herë brenda ditës.”

Rapes on men in South Africa are often not reported by the victim. File picture

Interesante