“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire, babait tuaj Ramush!” NULL NULL 17.06.2018 09:41 17.06.2018 09:41 Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i ka shprehur ngushëllimet, Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për humbjen e babait të tij, Hilmiut. “U prehtë në paqe, shkruan Rama, – dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së. Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt! Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë! Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje”, përfundon Luan Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 14 minuta më parë