I pari i Rahovecit përcjell nga afër pastrimin e borës nga rrugët NULL NULL 22.01.2018 10:48 22.01.2018 10:48 Gjatë mbrëmjes të së dielës, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi kanë parë nga afër-vëzhguar situatën e pastrimit të borës nëpër rrugët në Komunën e Rahovecit. Kryetarit Latifi dhe drejtorit Krasniqi, kanë parë nga afër pastrimin e borës nga rrugët Drenoc që dërgon për Sarosh dhe kjo rrugë është e qarkullueshme në tërësi, rrugën që dërgon për në fshatin Kaznik, vendbanim i cili është thellë në pjesën malore është e lirë dhe e qarkullueshme, njofton Klan Kosova. Sipas të dhënave nga tereni të gjitha rrugët kryesore të cilat menaxhohen nga Komuna e Rahovecit janë të kalueshme, dhe kompania për mirëmbajtën e rrugëve gjatë sezonit dimëror vazhdimisht është në teren dhe do të intervenoj në pjesët ku ka nevojë të intervenohet, në mënyrë që të mos ketë vështirësi në qarkullim për të gjithë qytetarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë