I paralizuari ecën falë skeletit robotik NULL NULL 04.09.2015 18:00 04.09.2015 18:00 Një burrë i paralizuar nga beli e poshtë, pasi para disa vitesh ka rënë nga dritarja e katit të dytë, është trajtuar së fundmi me paterica robotike dhe stimulime për shtyllën kurrizore. Kjo e ka lejuar të hedhë mijëra hapa. Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë në Los Angelos, raportoi se Mark Pollock, i cili është paralizuar në 2010, ka qënë i aftë që në mënyrë vullnetare të kontrollojë muskujt e këmbëve dhe ka hedhur qindra hapa përmes këtij skeleti robotik. Irlandezi Pollock, ka arritur të ecë dhe të ndjejë muskujt e këmbëve, vetëm pasi eci 2 ditë me këtë skelet robotik. Sipas procedurës, Pollock ka veshur një kostum me bateri, që i lejon njerëzit të lëvizin këmbët e tyre hap pas hapi. Të dhënat e shkencëtarëve, treguan se Pollock ishte i aftë që në mënyrë vullnetare të hedhë hapat. Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, është personi i parë totalisht i paralizuar aq i aftë sa të kontrollojë vullnetarisht trupin e tij përmes kësaj pajisjeje. Por gjithsesi, sipas mjekësisë, Pollock nuk mund të ecë ende vetë, pa ndihmën e kësaj veshjeje dhe pa stimulimin e shtyllës kurrizore pasi asnjë person i paralizuar nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur/oranews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë