14:27, 3 Maj 2018

Një djalë 15-vjeçar nga Moska, i fiksuar pas lojërave kompjuterike, e pranoi se e kishte vrarë  një vajzë me thikë, të cilën e kishte sulmuar teksa ajo po tërhiqte para nga bankomati – për shkak se donte të kuptonte se si është ndjenja të vrasësh dikë.

Aleksej Maksimov e ka sulmuar dhjetëra herë 21-vjeçaren me emrin Darius Evdokimova me një thikë kuzhine, duke e goditur në qafë, gjoks, kokë dhe sy. Ai i tha policisë se donte ta “përsëriste skenarin që e kishte parë tek loja kompjuterike”, njoftojnë mediat ruse, transmeton Klan Kosova.

Kamera e sigurisë kishte kapur momentet e fundit të vajzës fatkeqe para se Aleksej ta kapte dhe ta masakronte.

“Nuk doja ta vrisja, nuk e kisha këtë qëllim. Por zëri brenda meje më tha se duhej ta bëja. Gjithmonë kam dashur të shoh se si është kur një person vdes nga duart tuaja”, i ka thënë ai policisë, transmeton Klan Kosova.

Ai më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, pasi viktimës i kishte vjedhur edhe para në shumë prej rreth 400 eurosh, të cilat ajo i kishte tërhequr nga bankomati. Pas kryerjes së krimit ai kishte shkuar në shtëpi, por policia e kishte gjetur falë pamjeve nga kamera të sigurisë të cilët e kapën gjatë rrugës dhe falë sinjalit të telefonit të tij celular.

Kur hynë në shtëpinë e tij, policët atë e kishin gjetur duke e luajtur qetësisht lojën e tij të preferuar kompjuterike PUBG – Player Unknown’s Battlegrounds.

Bëhet e ditur se ai nuk i rezistoi arrestimit dhe menjëherë e kishte pranuar vrasjen, ndërsa prindërit e tij ishin shokuar, duke deklaruar se djali i tyre asnjëherë nuk kishte pasur probleme dhe nuk ishte përfshirë në krime.

Evdokimova ishte studente në Universitetin e Moskës. I dashuri i saj kishte shkuar në vendin e ngjarjes pak kohë pas kryerjes së krimit dhe ishte rrëzuar nga tronditja.

Interesante