10:53, 13 Nëntor 2017

Ndërsa tërmeti i fuqishëm në rajonin kufitar Iran-Irak, la të vdekur të paktën 300 persona, pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë momentin kur saktësisht në atë kohë ndëerpritet dhe një transmetim direkt e një interviste televizive.

Një gazetar i TV Rudaw, me seli në Erbil, po zhvillonte një intervistë të drejtëpërdrejtë me një mysafir në Sulaymaniyah, kur të dy u detyruan të ndërprenë gjithçka si pasojë e lëundjeve të mëdha të tokës, të cilat dhe mund t’i vëreni në video, transmeton Klan Kosova.

I ftuari për intervistë, i cili u trondit dukshëm nga dridhjet, mund të shihet duke braktisur intervistën e tërmetit në Iran-Irak.

Tërmeti i mbrëmshëm kishte magnitudë 7.8 shkallë të rihterit.

Interesante