8:32, 15 Mars 2017

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të pajisjeve që mbushen me bateri, pasi që dëgjueset e një gruaje morën zjarr.

Gruaja po flinte gjatë një fluturimi nga Pekini në Melburn kur qe zgjuar nga një zë eksplodimi, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Eksplodimi dhe zjarri e kishin lënë atë me fytyrë të zezë dhe me fshika në duar.

Pasagjerja, që nuk i është thënë emri, i tha Zyrës Australiane për Transport dhe Siguri se ajo po dëgjonte muzikë kur kishte ndodhur eksplodimi.

 

Interesante