23:17, 14 Shkurt 2018

I dyshuari për sulmin në një shkollë në Florida, të cilin policia po e mbanë në paraburgim, është një ish-student 19-vjeçar, sipas gazetës Miami Herald, transmeton Klan Kosova.

“Vitin e kaluar u tha se ai nuk ishte lejuar në shkollë me një çantë në shpinë”, tha mësuesi i matematikës Jim Gard.

“Kishte probleme edhe vitin e kaluar, i kërcënonte studentët, dhe unë mendoj se atij iu kërkua të largohej nga shkolla”, shtoi ai.

Policia ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin.

 

Interesante