I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Vlorë NULL NULL 12.07.2018 11:32 12.07.2018 11:32 Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë pasi rezulton i dënuar në Itali për ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Personi i arrestuar është shtetasi Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.