Hyseni lavdëron punën e Policisë, jep detajet e aksionit për ndaljen e trenit NULL NULL 17.01.2017 12:00 17.01.2017 12:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke folur për ndalimin e trenit serb që të futej në Kosovë ka thënë se Policia ka kryer punën e vet në mënyrë të shkëlqyeshme. “Planet e Policisë nuk kanë mundur të bëhen publike dhe të zbulohen paraprakisht, dërgimi i Policisë atje do të jepte mundësi mobilizimi të strukturave të ndryshme”. “Ka qenë një bashkëdyzim i veprimeve në rrafshin diplomatik, në mënyrë që Beogradi të bindet se është gabim”. Hyseni ka thënë se Ministria që ai drejton, që nga dita e paralajmërimit për nisjen e trenit, ka kryer të gjitha veprimet e duhura, në koordinim me institucionet përkatëse, njofton Klan Kosova. “Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë në koordinim të përditshëm, duke trajtuar të gjitha opsionet e mundshme dhe të shëndetshëm që do të siguronin zbatim të Kushtetutës, pooashtu edhe të evitonin ndonjë incident”. “Pas takimeve të shumta me kryeministrin, me AKI-në, ka pasur paralajmërimë edhe nga ambasadorët e Quintit. Të gjitha këto kanë qenë që të mos na detyrojnë të përdorim të gjithë efektivat policore për të treguar se ai tren nuk është i licensuar”. Hyseni që këto komente i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka thënë se treni serb është një “provokim i rëndë, konflikt nxitës”./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë