Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hysamedin Feraj tregon pse përkrahë Albin Kurtin

NULL NULL
13.12.2017 22:56

Anëatri i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka dhënë disa arsye se pse përkrahë Albin Kurtin para të tjerëve, brenda kësaj lëvizjeje.

Ai ka thënë Kurti kurrë dhe për asnjë çmim nuk ruajti as nuk pati unitet me dëmtuesit e interesave kombëtare shqiptare, përcjellë Klan Kosova.

Ky është postimi i Ferajt:

“Prandaj jam me Albin Kurtin!
Sepse nuk e pranoi konsensusin për negociata, por kërkoi VETËVENDOSJE!
Sepse nuk pranoi konsensusin për standarde para statusit politik të Kosovës!
Sepse i përçau dhe i ndau shqiptarët nga ata që arritën pajtimin për Zajednicën;
Sepse i përçau dhe i ndau shqiptarët nga ata që arritën pajtimin me ia shitë tokat shqiptare Malit të Zi;
Sepse i perçau dhe i ndau shqiptarët nga hajnat me pushtet;
Sepse e prishi unitetin e popullit votues me partitë që e qujanë politikë luftën e tyre për poste e pasuri
….
Sepse kurrë dhe për asnjë çmim nuk ruajti as nuk pati unitet me dëmtuesit e interesave kombëtare shqiptare!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.