Humbje për Kosovën, turpërim për Shqipërinë (VIDEO) NULL NULL 12.11.2016 22:54 12.11.2016 22:54 Përfaqësueset e Kosovës e Shqipërisë kanë humbur që të dyja në ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatin botëror Rusia2016, njofton Klan Kosova. Kosova ka pësuar humbje 2:0 nga Turqia. Ishte kjo e treta humbje për Kosovën në katër ndeshje që nga pranimi në FIFA dhe UEFA. Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut u mbajtën mirë në 45 minutat e para të takimit, ndërsa kanë pasur një mundësi të mirë në fund të tyre. Goditja e Valon Berishës u ndal në shtyllën e gardianit turk. Por qysh në fillim të pjesës së dytë Kosova pësoi dy gola të shpejtë. Burak Yilmaz shënoi në minutën e 51-të të takimit, për të hapur llogarinë e turqve. Vetëm katër minuta më pas ishte gjindshmëria e Volkan Sen, pas një traverse, që u dha turqve epërsinë e dyfishtë në përballje. https://www.youtube.com/watch?v=mUk8Qjcpk3M Deri në fund të takimit Kosova u mundua që të rrezikojë përmes kundërsulmeve, por pa sukses. Ndeshjen e radhës përfaqësuesja jonë e zhvillon më 24 mars të vitit tjetër ndaj Islandës, ndërsa Turqia ndaj Finlandës në po të njëjtën datë. Ndërsa Shqipëria që në letër konsiderohej favorite është turpëruar nga Izraeli, ku si vendëse pësoi humbje 3:0, njofton Klan Kosova. Shqipërisë nuk i shkoi mirë qysh në minutat e para të ndeshjes, kur me karton të kuq në minutën e 18 u përjashtua Berat Gjimshiti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte sulmuesi izraelit, Eran Zahavi. https://www.youtube.com/watch?v=wD_K0zPUHg4 Kështu përfundoi pjesa e parë, ndërsa e dyta solli edhe dy gola, të dy për mysafirët. Për fatin e keq të shqiptarëve, një reagim euforik i Etrit Berishës, e bindi arbitrin kryesor të ndeshjes të kapej për gjepi edhe njëherë, duke skuqur gardianin e kuqezinjve. Në vend të tij në ndeshje u fut Alban Hoxha, që pati një moment shkëlqimi, kur priti një penalti, për të mos lënë rezultatin të rrëshqas edhe më. https://www.youtube.com/watch?v=tT0Msc9lxlU Gjithsesi, një Shqipëri, me nëntë lojtarë e kishte të vështirë të mbante ritmin, dhe në minutën e 66 u dorëzua edhe njëherë kur nga një moment cinik Daniel Einbinder shënoi aksidentalisht për 2:0. https://www.youtube.com/watch?v=e7b4LReYFQQ Izraelitet nuk u ndalën me kaq, derisa shqiptarët lodheshin për të mbuluar zbrazëtirat, ata pritnin rastin për kundërsulme. Ai u erdhi. Ishte minuta e 84 kur Eliran Atar ndëshkoi përfundimisht Shqipërinë, për t’i shënuar një fitore të thellë e të papritur, njofton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=yN6Zz5UzRkw klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.