Humbet United, Mourinho nën presion NULL NULL 29.09.2018 17:32 29.09.2018 17:32 Jose Mourinho është nën presion edhe më shumë, pasi skuadra e tij Manchester United humbi 3 me 1, si mysafir i West Hamit, transmeton Klan Kosova. Kjo disfatë paraqet fillimin e tyre më të keq të sezonit në 29 vitet e fundit dhe vjen vetëm pak ditë pas eliminimit nga Kupa e Ligës në shtëpi nga ekipi i Frank Lampardit, Derby County. West Ham arriti të shënojë nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje, pesë minuta pas fillimit të ndeshjes me anë të Anderson, ndërsa Victor Lindelof devijoi goditjen e Andriy Yarmolenkos dy minuta para përfundimit të pjesës së parë për 2 me 0. Në pjesën e dytë, United arritën të ngushtojnë epërsinë me anë të sulmuesit Marcus Rashford në minutën e 71-të të lojës. Por vetëm tre minuta më vonë West Ham realizoi edhe një herë me anë të Marko Arnautoviç për 3 me 1 që ishte rezultati final i ndeshjes. United tani ka 10 pike pas shtatë ndeshjeve dhe mban pozitën e tetë në tabelë, kurse West Ham pas fitores së sotme arrin kuotën prej 7 pikëve dhe renditet në vendin e 12-të në Premier Leaguen angleze. klankosova.tv https://www.youtube.com/watch?v=v_XQteyCOM8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë