Hulumtuesit përdorin “AI” për të krijuar fjalime të rreme që duken si të vërteta (VIDEO) NULL NULL 17.07.2017 19:59 17.07.2017 19:59 Hulumtuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë prodhuar një video të ish-persidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e cila duket origjinale, porse është e montuar, njofton Klan Kosova. Për krijimin e kësaj videoje është përdorur ajo që quhet inteligjencë artificiale për të prodhuar lëvizjet identike të gojës, njëjtë sikur kur flet Obama. Kjo teknik lejon që të vendosen çfarëdo fjalë dhe duket sikur ato po i thotë vet presidenti. Hulumtuesit që e kanë krijuar këtë program thonë se mbase mund të përdoret për qëllime të këqija, por ideja e tyre është që tani të mund të hetojnë kur një video është false dhe kur është e vërtetë. Në videon më poshtë mund të shihni si funksionon programi: klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.