Hughes: Marko të mos largohet NULL NULL 28.11.2015 12:25 28.11.2015 12:25 Kontrata e anësorit austriak skadon në vitin 2017, por menaxheri shpreson që ai ta lidhë të ardhmen me skuadrën duke nënshkruar një kontratë të re. Menaxheri i Stoke Cityt Mark Hughes ka thënë se shpreson që Marko Arnautoviq do të nënshkruajë kontratë të re me klubin. Kontrata e austriakut skadon në qershor të vitit 2017, por Hughes do që të sigurohet që ai nuk do të largohet. 26 vjeçari, që tek skuadra angleze u transferua nga Ëerder Bremen në vitin 2013, ka shënuar tre gola për Stoken këtë edicion. “Unë jam duke menduar për këtë gjë dhe jam i bindur që edhe Marko është duke e bërë këtë gjë”. “Dua që ai të mos largohet”. “Dy vitet që ai ka kaluar tek ne kanë qenë të mira”.a *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.