22:56, 1 Gusht 2018

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, është bërë shitësja e dytë më e madhe në botë për telefonat e mençur. Ajo ka kaluar kompaninë e madhe Apple.

Sipas statistikave të Strategy Analytics për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, më 15% e të gjithë telefonave të shitur në botë janë tashmë të firmës Huawei, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Vendin e parë më listë e ka Samsung me 20%, ndërsa Apple, tash në vendin e tretë, ka 12%.

Huawei është pothuajse e bllokuar nga  Shtetet e Bashkuara për të shitur telefona në shtetin amerikan. Kjo është bërë, siç thuhet, për shkak të sigurisë shtetërore të SHBA-ve.

Ndërsa kompania kineze ka mohuar se mundëson spiunimin dhe ka thënë se ajo është një kompani private që nuk kontrollohet nga shteti.