16:22, 9 Nëntor 2018

Në kryeqytetin gjerman të premten janë përkujtuar viktimat hebre të 9 nëntorit të vitit 1938.

Me këtë rast në ceremoninë përkujtimore kancelarja Angela Merkel, bëri thirrje që të bashkohen në rezistencë kundër antisemitizmit.

E para e ekzekutivit në Gjermani theksoi se “ Shteti i së drejtës nuk guxon të bëjë tolerime ndaj sulmeve që i’u bëhet njerëzve, vetëm pse kanë ngjyrë tjetër apo mendojnë ndryshe”.

Angeka Merkel shtoi se “ Edhe pse hebrenjtë në Gjermani kanë një jetë të mirë dhe me perspektivë, duhet të mbrohemi nga rritja e urrejtjes apo antisemitizmit”.

Kancelarja nuk e la pa përmendur edhe sulmet ndaj myslimanëve që po bëhen nga nazistët, ajo me këtë rast tha se sulmet ndaj asnjë komuniteti nuk duhet të pranohen, shkruan welt.de, përcjellë Klan Kosova.

Me datën 9 nëntor 1938 në Gjermani në operacionin e quajtur NS-Pogrome, janë djegur shumë dyqane të hebrenjve dhe janë shkatërruar rreth 1400 sinagoga.