Muriqi bëhet portieri i dytë i Manchester Cityt NULL NULL 22.01.2019 18:00 22.01.2019 18:00 Manchester City është gati të shpërblejë me një kontratë afatgjatë portierin e ri Arijanet Muriq.“Gardiani” 20-vjeçar ka fituar statusin e numrit 2 të portës së Citizens pas dëmtimit të Claudio Bravos. Portieri Përfaqësuesi i Kosovës është paraqitur në Carabao Cup këtë sezon, duke dhënë kontribut të çmuar në kualifikimin e City-t deri në fazën aktuale. Edhe pse Muriqit i kanë mbetur edhe dy ite në kontratën aktuale, trajneri Pep Guardiola dëshiron që t’i ofrojë atij kushte të reja para përfundimit të afatit kalimtar. Mendohet se Muriqi paguhet rreth 3 mijë paundë në javë, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të trefishohet, duke iu afruar madje 10 mijë pandëve në javë,shkruan supersport.al përcjellë Klan Kosova. Arijenet Muriq u kthye nga huazimi në skuadrën holandeze NAC Breda në fillim të këtij sezoni pas lëndimit të Bravos. Rastin që iu paraqit për të treguar cilësitë e tij e shfrytëzoi në maksimum e tashmë City e konsideron portierin e së ardhmes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 15/03/2024