15:24, 9 Nëntor 2018

Anësori i Bayernit të Mynihut Arjen Robben, mund të mos paraqitet në fushë të shtunën mbrëma në ndeshjen e klasikës gjermane kundër Borussia Dortmund.

Holandezi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi në gju.

“ Ai ka provuar të enjten. Por ende ka probleme në gju. Ne duhet të shikojmë”, deklaroi trajneri i bavarezëve Nico Kovac.

34 vjeçari nuk u pa në fushë as të mërkurën ndaj AEK Athens, shkruan eurosport.de, përcjellë Klan Kosova.

Por lista e lëndimeve tek Bayern nuk mbyllet me kaq. Do të mungojnë edhe lojtarët si :Thiago, Correntin Tolisso, dhe Kingsley Coman. Në dispozicion mbetet kolumbiani James Rodriguez.

Kjo ndeshje për 28 herë kampionët është me rëndësi jetike për luftën për titullin e radhës në Bundesliga.

Dortmund-Bayern, pritët të zhvillohet të shtunën në Westfalien Stadion prej orës 18:30.

Ekipi verdhë e zinj është katër pikë përpara Bayern Mynihut.